Për koleksionin e ri pranverë/verë 2023, që çeli javën e modës në Nju Jork, stilisti I famshëm Michael Kors thotë se është frymëzuar nga udhëtimet e tij të fundit.

Stilisti amerikan propozon në koleksionin e ri, ngjyra, veshje për femrën, edhe në rrugë, njësoj si ato të resorteve tropikale dhe të kundërtën, për pushime dhe stilin urban.

Kors i qëndron besnik miksimit të ngjyrave, të kuqes së fortë, jeshiles së palmave dhe turkezes. Shkëlqimit veshjeve ja jep argjendi, i pranishëm në tegelë, rripa e qëndisje.

Modelet u ngjitën në pasarelë me veshje për përditshmërinë, këmisha të lehta e funde të gjatë, por edhe me kostume për mbrëmje, apo fustane elegante.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pjesë e koleksionit të ri ishin edhe rrobat e banjos për verën e ardhshme.