minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Java e modës në Paris, Chanel prezanton koleksionin e ri pranverë/verë

0
Java e modës në Paris, Chanel prezanton koleksionin e ri pranverë/verë

I frymëzuar nga vera dhe i nxehti, shtëpia franceze e modës propozon modele elegante në shfaqjen më të fundit, në Javën e Modës në Paris, me modelet që mbanin veshur modelet klasike të Chanel, me fustane të hollë, me printime kafshësh, prezantuar në një skenë të veçantë.

Modelet u shfaqën, një nga një, duke u rrotulluar rreth statujave të drunjëta, veshur me minifunde të ndezura, kostume me lule dhe xhaketa me shkëlqim.

Chanel propozon për në muajt e ngrohtë pranverë/verë, kryesisht ngjyrat e lehta dhe ato pastel por I qëndron besnike të bardhës në të gjitha nuancat, bezhës e rozës së lehtë, si për t’iu përshtatur stinës. Po ashtu, shtëpia franceze e modës sugjeron këpucë të lehta, larg takave apo platformave të mëdha, po këpucë klasike, të rehatshme e mbi të gjitha në sinkron me kostumet e lehtë e fustanet me lule.

Pas Chanel, në Paris do të prezantojnë koleksionet e tyre të reja edhe shtëpi të tjera prestigjioze të modës si Georgio Armani Prive, Jean Paul Gaultier apo Louis Vuitton.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit