Shpërthim ngjyrash dhe mini fustane të frymëzuara nga vitet 60 dhe 70, në koleksionin e Christian Dior, i shfaqur në javën e modës në Paris.

Të ftuarit duhej të tregonin certifikatat shëndetësore në telefonat e tyre celularë për të hyrë në kopshtet Tyilëri.

Stilistja Maria Grazia Chiuri, prezantoi xhaketa të shkurtra e të lirshme, të kombinuara me minifunde. Mes pëlhurave të përdorura ishin ato të materialeve për zhytje, të cilat i shtonin një prekje sportive veshjeve shumëngjyrëshe.

 “Kemi përdorur shumë ngjyra në këtë koleksion pasi deshëm të jepnim idenë e të qenit lozonjare dhe gjithashtu idenë e performancës”, deklaroi stilistja.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dizenjatorja risolli çizmet dhe këpucët me pak takë, me ngjyra të ndezura si ciklamini dhe portokallia. Ishin përdorur printime të leopardit dhe veshje veushtarake, e po ashtu imazhe të kafshëve përmes teknikave të qëndisjes.

Dhjetëra marka të njohura do të prezantojnë koleksionet e tyre në kryeqytetin francez, deri në 5 tetor, duke i vënë kështu kapakun një muaji që risolli rikthimin e audiencës dhe personaliteteve në eventet e modës në Nju Jork, Londër e Milano.