minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Jemi kundër masave për pandeminë, shpallemi republikë kushtetuese”, qyteza kaliforniane sfidon Uashingtonin

0

“Çdo urdhër ekzekutiv nga shteti i Kalifornisë o nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara që cenon të drejtat e mbrojtura nga kushtetuta nuk do të zbatohet më në qytetin e Oroville ndaj bashkëqytetarëve të saj”. Nuk është vendimi rebel i disa adoleshentëve, as fantazia e një shkrimtari, por vendimi i marrë nga Këshilli Bashkiak i një qyteze të veriut të Kalifornisë.

Oroville, qytezë disi anonime me 20 mijë banorë, e njohur deri më tani për disa miniera ari dhe për komunitetin e madh aziatik, ka shpallur veten si një “republikë konstitucionale”, për të shmangur vendimet e Kalifornisë dhe Uashingtonit mbi masat kundër pandemisë, në veçanti kufizimet e personave jo të vaksinuara, që ditët e fundit preku edhe studentët, që sipas ligjit do të duhet të vaksinohen me detyrim.  

Zona përreth qytezës ka disa nga statistikat më të ulta të vaksinimit në Kaliforni, rreth 47%, dhe është një nga qytezat e shumta që në forma të ndryshme nuk po zbatojnë rregullat federale për pandeminë, por deri diku edhe për çështje të tjera, të cilësuara si tejet liberale ose shtypëse.

Ekspertët kushtetues thonë se natyrisht vendimi i këshillit Bashkiak nuk ka asnjë vlerë ligjore. “Asnjë bashki nuk mund të deklarojë veten jashtë juridiksionit të shtetit, çfarëdolloj gjeja ato të kenë kuptuar duke u vetë deklaruar republikë, nuk mjafton ta thuash që të ndodhë realisht”, thonë ata.  

Advertisement

Ende nuk dihet sa do të zgjasë vendimi rebel i Oroville, e sigurt është që nuk pritet nga Uashingtoni asnjë luftë për të rimarrë “territorin e humbur”.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit