Kafsha më e vjetër tokësore në botë mbush 190 vjeç

Ishulli i Shën Helenës në Atlantikun e Jugut po feston ditëlindjen e kafshës tokësore më të vjetër të gjallë në botë, atë të breshkës gjigante të Seychelles të quajtur Jonathan, që mbush 190 vjeç.

Shtëpia e guvernatorit të ishullit, ku Jonathan ka kaluar pjesën më të madhe të jetës është e hapur për tri ditë për vizitorët që dëshirojnë të festojnë këtë ditëlindje historike

Zyrtarët në ishull, i cili është  një territor britanik jashtë shtetit, kanë bërë gjithashtu një seri pullash përkujtimore.

Ndërsa nuk ka asnjë të dhënë të vërtetë për lindjen e breshkës, Jonathan mendohet të ketë lindur rreth vitit 1832.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai u soll në Shën Helena nga Seychelles në 1882 si dhuratë për Sir Ëilliam Grey-Ëilson, i cili më vonë u bë guvernator.

Por Jonathan mund të jetë deri në 200 vjeç, sipas kreut të turizmit të ishullit. Jonathani është si një njeri i famshëm. Kafsha e moshuar jeton së bashku me tre breshka të tjera gjigante, David, Emma dhe Fred.

Sipas rekordeve botërore të Guinness, Jonathan është më i moshuari chelonian i kategorisë së familjes së breshkave.

Megjithëse pleqëria e ka lënë të verbër dhe pa shqisën e nuhatjes, dëgjimi i tij është i shkëlqyer. Sipas Guiness World Records, ai i përgjigjet mirë tingullit të zërit të veterinerit të tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";