minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Kam shpenzuar 200 mijë euro me Monopoly, por nuk më pëlqen si lojë”

0
“Kam shpenzuar 200 mijë euro me Monopoly, por nuk më pëlqen si lojë”

Një burrë nga Zelanda e Re mund të quhet koleksionisti më i çuditshëm në botë, pasi ka një koleksion shumë të madh me diçka që nuk e pëlqen.

Neil Scallan ka shpenzuar rreth 200 000 euro për të blerë 3029 sete të lojës Monopoly, të cilën nuk e ka pëlqyer dhe nuk e ka luajtur kurrë.

51-vjeçari nisi të blinte lojën në vitin 2005 dhe nuk ka hapur asnjë prej seteve që ka blerë vetë: “Nëse i hap, humbasin 80% të vlerës”.

Ai kërkon në eBay për sete të reja, por ka edhe shumë persona të panjohur që i ofrojnë sete të veçanta, në mënyrë që ta pasurojë koleksionin.

Advertisement

“E di që e kam të pamundur të blej çdo set që është në qarkullim, pasi ka 10 000 versione të Monopoly nëpër botë, por po bëj maksimumin. Blej pothuajse çdo ditë nga një. Seti më i shtrenjtë që kam blerë ka qenë 500 euro”, tregon koleksionisti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit