minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Kapiteni” 7-vjeçar që ëndërron të udhëtojë në Mars

0
“Kapiteni” 7-vjeçar që ëndërron të udhëtojë në Mars

Një fëmijë vetëm 7 vjeç në Ugandë, me nofkën “Kapiteni”, është bërë shumë i njohur në internet për shkak të aftësive të tij në aviacion.

Deri tani, Graham Shema ka fluturuar 3 herë me një avion të vogël “Cessna 172” si praktikant. Pavarësisht moshës së tij, djali ka njohuri të shkëlqyera mbi avionët.

Ai thotë se ëndrra e tij është të bëhet pilot dhe astronaut, dhe një ditë të udhëtojë në Mars. “Modeli im është Elon Musk. Më pëlqen dhe dua të mësoj me të për hapësirën, të shkoj me të në hapësirë”, është shprehur djali.

Ai është intervistuar nga mediat lokale, ndërsa është takuar edhe nga ambasadori gjerman në Ugandë dhe ministri i Transporteve në këtë shtet.

Advertisement

“Daily Mail” shkruan se pasioni i Graham për fluturimin lindi në momentin kur një helikopterë i policisë fluturoi shumë pranë shtëpisë së gjyshes së tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit