minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Katari gati për Kupën e Botës, ekipet dhe familjarët do të qëndrojnë në hotele luksoze

0

Ekipi australian do të ushqehet, do të flejë dhe do të trajnohet në “Akademinë Aspire” në Doha, si pjesë e një prej ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës në Katar, kur të nisë në muajin nëntor.

Dhe bëhet fjalë për luks, ashtu siç Katari mund ta ofrojë, në përmasat e një kompeticioni të tillë.

Kamera ka hyrë brenda akademisë në fjalë, për të parë se ku ekipi, stafi e bashkëshortet e lojëtarëve do të qëndrojnë gjatë të gjithë eventit sportive, përfshirë këtu zonën e restorantit, dhomën e relaksit e shplodhjes, dhe një super super palestër moderne, ku futbollistët do kenë mundësi të stërviten kur të duan.

E ngritur në një nga zonat më të njohura në Doha, në Aspire, kjo është një akademi e themeluar në vitin 2004, në mbështetje të atletëve të rinj.

Advertisement

Dhe më e veçanta, akademia është ndërtuar në krah të Stadiumit Ndërkombëtar Khalifa, edhe pse ekipi i Australisë nuk është planifikuar të luajë asnjë ndeshje atje, vetëm në rast se do të shkojë deri në gjysmë-finale.

Në fakt, Australia do të jetë e para që do të çelë turneun e Kupës së Botës, kundër Francës, më 22 nëntor. Po ashtu, ekipi Australian do të përballet me Tunizinë dhe Danimarkën, në grupin D.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit