Keni vendosur të martoheni! Njihuni me tendencat e fustaneve të nusërisë për 2024

Nëse atmosfera e pushimeve verore ka sjellë me vete një propozim martese, nuk është kurrë herët për të filluar kërkimin e veshjes së duhur për ditën e madhe. Atelietë më të mira të këtij sektori në kanë lançuar tashme pamjet paraprake të koleksioneve të fustaneve të nusërisë për vitin 2024 dhe ka shumë karakteristika të reja.

Siluetat klasike, si linjat sirene dhe linjat princeshe, janë ende ndër të preferuarat, por krahas tyre si tendenca të mëdha sezonale shohim shumë jumpsuits, fustane të shkurtër apo asimetrik, përpara më të shkurtra, apo retro.

Linjat më minimale luajnë me ato plot aplikime si puplat apo lulet prej pëlhure. Një rol të madh ka edhe dantella e cila si gjithmonë është një nga materialet më të preferuara në sektorin e nuseve. E gjejmë të gjitha, si insert apo për një pjesë të veçantë, si në rastin e dorezave.

Tendenca drejt lehtësisë në këtë sezon të ardhshëm, është shumë e fortë. Vëllimet janë aty, por nuk janë të rënda. Materiale si sateni dhe mëndafshi rrëshqasin mbi trup pa e shtrënguar atë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngjyra luan një rol të madh për pranverën e ardhshme. Njëngjyrëshe, në nuancat e pluhurosura të rozës ose shumëngjyrëshe në formën e një modeli lulesh, të cilin e gjejmë si në versionet e printuara ashtu edhe në ato të qëndisura.

Nga Pronovias te Vera Wang, Elie Saab dhe Max Mara, hidhini një sy propozimeve për vitin 2024 që kemi zgjedhur për ditën tuaj të madhe.