Këpucët verore që shkojnë me gjithçka

Nëse dëshironi të investoni në vetëm një palë këpucë këtë sezon, atëherë sandalet e bardha mund të jenë lehtësisht të tilla, pasi ato kanë qenë një element kryesor i koleksioneve verore, vitet e fundit, dhe për disa arsye.

Pavarësisht reputacionit të tyre jo shumë të mirë, një palë këpucë të bardha kanë aftësinë për të zbukuruar çdo pamje në çast.

Në sezonin e fundit, pranverë/verë, ato janë parë në shumë forma në pasarela, si sandalet me takë të trashë në Salvatore Ferragamo, apo sandale me platformë në Saint Laurent.

Është e lehtë të kuptosh pse ky stil i veçantë është kaq i suksesshëm. Është minimale, shkon me shumicën e nuancave të lëkurës dhe me pothuajse çdo ngjyrë, pavarësisht nëse garderoba juaj përbëhet nga copa të thjeshta njëngjyrëshe apo të printuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";