minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nxënësit tallen me këpucët e vjetra të 12-vjeçarit, shoku i blen një palë të reja

0
Nxënësit tallen me këpucët e vjetra të 12-vjeçarit, shoku i blen një palë të reja

Një ngjarje jo e zakontë dhe një gjest emocionues ka ndodhur në një shkollë në Nju-Jork. Një 12-vjeçar i ka dhuruar një palë këpucë shokut të tij të klasës, i cili ishte në qendër të ngacmimeve dhe sharjeve nga nxënësit e tjerë, për shkak të këpucëve të vjetra që mbante veshur.

Shoku i djalit të vogël vendosi ta mbronte atë nga ngacmimet dhe t’i dhuronte atij një palë këpucë të reja me shkëlqim. Ai i tha nënës së tij: “Le të përdorim paratë e mia të xhepit, ose dhuratat e mia për Krishtlindje. E rëndësishme është që ai të vijë në klasë me një palë këpucë të bukura”.

Dhe kështu ishte, nëna e shoqëroi djalin e saj në dyqan dhe i bleu një palë atlete Nike, të modës së fundit me vlerë 135 euro, të cilat ia dhuruan 12-vjeçarit të bullizuar.

Gjesti i dashurisë që mallëngjeu rrjetin është nënshkruar nga Romello “Mello” Early, i cili i kërkoi nënës së tij ta shoqëronte në misionin e tij për të vrapuar në ndihmë të të varfrit Melvin Anderson. Të dy djemtë po ndjekin klasën e shtatë në “Buffalo Creek Academy Charter School”. 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit