Kryeministri tajlandez Prayuth Chan-ocha spërkati me dezinfektues duarsh gazetarët, në mënyrë që të shmangte disa pyetje që e vunë në pozitë të vështirë.
Ai ndërpreu konferencën për shtyp dhe shkoi në drejtim të gazetarëve, duke i spërkatur me radhë ndërkohë që ecte drejt daljes së sallës së konferencës.
Reagimi i tij erdhi pasi gazetarët nisën ta pyesnin për kandidatët e mundshëm për të zënë disa vende vakante në kabinetin qeveritar, një javë pasi 3 ministra u burgosën për protestat e 7 viteve më parë.
Advertisement