minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një kandidat për kryeministër që i shmanget gjithçkaje

0

Nga Alfred Peza

Kushdo e përfytyron një lider politik që është vetshapllur kandidat për të qeverisur vendin e tij, si një person që gjakon debat dhe që është gati që të përballet me gjithkënd për gjithçka, derisa të triumfojë.

Vetëm përmes betejash, takimesh, ballafaqimesh, përplasjesh, dialogut dhe sqarimeve të pandërprera publike për çështjet më të rëndësishme që sheqtësojnë qytetarët dhe vendin e tij, arrin të pushtojë dalëngadalë mendjet, zemrat e gjithësecilit, duke krijuar uraganin e pandalshëm të ndryshimit që formalizohet me votë, në ditën e zgjedhjeve.

A shihni në këtë panoramim të shpejtë, të një tabloje elektorale për një lider politik, ndonjë tipar të Lulzim Bashës? A keni parë ju gjatë këtyre 7 viteve e ca të qëndrimit të tij në krye të opozitës shqiptare, ndonjë dimension që do ta bënte atë nesër, një kandidat real për Kryeministër të Shqipërisë?

Advertisement

A ka njeri në këtë vend, përtej militantëve të PD, që është frymëzuar aq shumë nga vizioni dhe karizma e tij sa mezi po pret 25 prillin 2021, për ta votuar me shpresën se do ta shohë që ti materializojë nesër, të gjitha ato që ai po u thotë sot? A ka ndonjë qytetar me të drejtë vote në këtë vend, që sheh tek Lulzim Basha projeksionin e lidershipit për punët e vendit, që nuk e ka parë deri më sot tek Edi Rama?

Përgjigjet e këtyre dhe shumë e shumë pyetjeve të tjera, të çojnë vetëm tek një JO e madhe, e cila i përmbledh brenda saj shkurt e qartë, të gjitha dilemat rreth kandidatit për Kryeministër të vitit 2025.

Po përse ndodh kjo, ndoshta jo kushdo e ka shumë të qartë, por është fare e thjeshtë për ta shpjeguar. Kjo ndodh sepse Lulzim Basha është nga ai lloj liderësh politikë, që i shmanget gjithçkaje dhe që kurrë nuk përballet me sfidat që duhet të përballojë dikush që ka ëndrrën e tij.

Lulzim Basha i është shmangur sistematikisht ballafaqimit politik, njerëzor dhe intelektual me figurat kryesore brendapërbrenda partisë së tij, duke ikur përmes largimit të tyre nga PD.

Advertisement

Lulzim Basha i është shmangur sistematikisht përballjes me kundërshtarin e tij direkt, Edi Ramën në çdo palë zgjedhje që ka menaxhuar në krye të Partisë Demokratike dhe “Opozitës së Bashkuar”.

Iu shmang fillimisht, reformës për ndarjen e re administrative- territoriale të vendit, përpara zgjedhjeve lokale të 2015 e për ti humbur më pas ato.

Iu shmang përballjes me mazhorancën qeverisëse në zgjedhjet e përgjithëshme parlamentare të 2017, duke u fshehur prapa çadrës së bulevardit, me shpresën se do ta fitonte pushtetin në tavolinë.

Iu shmang përballjes me Partinë Socialiste në Parlamentin e vendit, duke i djegur të gjitha mandatet e deputetëve të opozitës, të cilat u ishin besuar me votë nga populli opozitar.

Advertisement

Iu shmang garës elektorale për zgjedhjet në pushtetin vendor të 30 qershorit 2019, duke i bojkotuar ato dhe duke ia “dhuaruar” 60 bashkitë e vendit, kandidatëve të mazhorancës.

I është shmangur ballafaqimit me strukturat drejtuese të partisë së tij, duke e deleguar përgjegjësinë e përzgjedhjes së listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e pranverës së ardhshme, një komisioni që nuk ka përgjegjësi për rezultatin që do arrijë me ekipin përfaqësues që do dalë prej tij.

I është shmangur sistematikisht të gjitha betejave politike opozitare që kanë qenë në ADN-në e Partisë Demokratike, përmes protestave duke fjetur edhe dy vjet të tjera gjumë.

Derisa erdhi kjo periudhë, kur po i shmanget çdo çast, çdo orë, çdo ditë dhe çdo javë ballafaqimit me të shkuarën e tij si pjesë e grupit ndërkombëtar të hetimit për ngjarjet e ndodhura në Kosovë në periudhën 1998-1999, e për të cilat akuzohet sot në Hagë zinxhiri komandues i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK.

Advertisement

Në këtë lojë të madhe, nuk është e shkuara profesionale e kandidatit për Kryeminisër të Shqipërisë, por e shkuara e sotmja dhe e ardhmja e imazhit të kombit shqiptar dhe pastërtia e një lufte që u fitua përmes një aleance të jashtëzakonshme me NATO, SHBA dhe BE.

Shmangia e përballjes me të vërtetat, e kanë sjellë deri këtu Lulzim Bashën, por nuk mund ta çojnë dot më larg. Sepse ka trokitur ora e ballafaqimit me të vërtetën. Mund ti ikësh përjetësisht vetes, por asnjëherë historisë dhe përgjegjësive përpara saj!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit