minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Bota

Kështjella brenda shpellës, pjesë e rekordeve “Guinnes” dhe me një lidhje me “Game of Thrones”

0
Kështjella brenda shpellës, pjesë e rekordeve “Guinnes” dhe me një lidhje me “Game of Thrones”

Predjama është një nga kështjellat më të jashtëzakonshme në botë, e ndërtuar në grykën e një shpelle në jugperëndim të Sllovenisë. Shpella ngrihet në një faqe shkëmbi vertikal, 123 metra të lartë dhe renditet nga Rekordet Botërore Guinness, si kështjella më e madhe e ndërtuar në një shpellë.

Kështjella Predjama përmendet për herë të parë në vitin 1274, me emrin gjerman Luegg, kohë kur mendohet se Patriarku i Aquileia e ndërtoi atë në stilin gotik. Kalaja u ngrit në një shpellë shkëmbore për të vështirësuar aksesin me të. Megjithatë, kalaja u bë e njohur si selia e kalorësit Erasmusi i Lueg-ut, në shekullin e 15-të. Sipas legjendës, Erasmusi ra në konflikt me Habsburgët dhe vrau komandantin e ushtrisë perandorake, i cili kishte ofenduar nderin e mikut të tij të vdekur. Duke i ikur hakmarrjes së Perandorit të Shenjtë Romak Frederick III, Erasmus arriti në kështjellën Predjama, ku dhe u strehua në vitin 1480.

Erasmusi do të vdiste një vit më vonë, i tradhtuar nga një shërbëtor. Mënyra e vdekjes së tij nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fansave të shumtë të serialit “Game of Thrones”, të cilët kanë vënë në dukje se është e ngjashme me atë të personazhit Lord Tywin Lannister, i cili u qëllua me shigjetë në tualet. Ata gjithashtu kanë veçuar detajin e pronarëve të fundit të kësaj kështjelle, familja Windisch-Grätz, e cila në stemën e saj ka një ujk, njëlloj si familja Stark në serialin “Game of Thrones”.


Eltz shek 12 Gjermani 1<!–

Advertisement

–>


FOTOGALERI

Nga Irani në Majorka, kështjellat më të vjetra dhe të bukura në botë

Advertisement

shtegu 1280x720<!–

–>


Lifestyle

“Ecja e Paqes”, shtegu historik nga Alpet deri në Adriatik

Advertisement

Për shkak të pozicionit të saj strategjik, hyrja brenda në kështjellë ka qenë gjithmonë shumë e vështirë, madje ende sot duhet të kalosh përmes një ure lëvizëse dhe shumë shkallëve. Brenda saj, dikur gjendej një sallë gjyqi, ku të dënuarit që dilnin prej saj vendoseshin në një dhomë torturash, të ndërtuar në formën e një biruce, brenda në shpellë. Gjithashtu, ende në të ruhet dhoma e ngrënies, kuzhina e izoluar nga mure pesë metra e gjysmë të trasha, dhomat e gjumit, tarraca, si dhe kazermat e dikurshme të shndërruara tashmë në muze armësh.

Sipas CNN Travel, kjo zonë në Slloveni tërheq nga mbarë bota turistë, të cilët gjejnë aty këtë kështjellë të veçantë, si dhe një nga shpellat më të bukura gëlqerore, të njohur për stalaktitet dhe stalagmitet e saj, por dhe një krijesë unike që jeton në të, njohur si “Dragoi i Ballkanit”.


hypatia h 40d59c989983f71a18b0cb6ed66e88be h 84392a4bb06aeb7e591d518118b01a37 1080x720<!–

Advertisement

–>


Lifestyle

“Dragonjtë e vegjël” të Ballkanit

Advertisement

luginaaaa 1280x720<!–

–>


Lifestyle

Lugina përrallore e fshehur në zemër të Evropës

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova