minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kinezët blejnë ishullin australian dhe “dëbojnë” banorët, “e duan vetëm për turistët nga Pekini”

0
Kinezët blejnë ishullin australian dhe “dëbojnë” banorët, “e duan vetëm për turistët nga Pekini”

Ishulli Keswick është një parajsë natyrore që i përket shtetit të Queensland në Australi. Natyra pothuajse  e paprekur nga më pak se 100 banorë te saj, ujërat e kaltra dhe balenat që shpesh herë duken në brigjet e saj e bëjnë atë një destinacion të bukur për dashamirësit e natyrës.

Por banorët e saj prej pothuajse një viti kanë shpallur një “luftë”, kundër një force që ato cilësojnë si “pushtuese”, dhe që për më shumë është kineze.

Ishulli është mbushur me ndalime për turistët

Në fakt, ishulli i është marrë shtetit australian me një qira 99-vjeçare, pothuajse pa bërë bujë mediatike dhe për një shifër të pazbuluar nga një kompani ndërtimi e quajtur China Boom. Kompania kineze në planet e saj ka modernizimin  e infrastrukturës së ishullit dhe ndërtimin e strukturave të qëndrueshme dhe me impakt të vogël mjedisor, por sipas banorëve ata po sillen sikur ta kishin pushtuar ushtarakisht ishullin, dhe si t’i kishin vënë simbolikisht flamurin e Pekinit.     

Për një turist është tashmë pothuajse e pamundur t’i drejtohet ishullit, sepse çdo lidhje ajrore dhe ujore është e ndaluar. Ndërkohë, banorëve i është ofruar blerja e banesave, duke ushtruar edhe forma të ndryshme presioni.

Advertisement

“Është e qartë që nuk na duan këtu, duan ta destinojnë ishullin vetëm për turizmin kinez”, denoncon një nga banorët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit