Një pensionist anglez u gjet pas 3 ditësh i humbur në një xhungël të Tajlandës dhe kur u gjet tha se “nuk kishte ndjerë ndonjëherë lumturi më të madhe” sesa të ribashkohej me gruan e tij.

72-vjeçari Leonard Barry Weller po udhëtonte me motor për të vizituar disa miq në provincën Khon Kaen, kur humbi rrugën në pyllin e dendur.

Në temperatura rreth 35 gradë Celcius, i moshuari fjeti në xhungël, aty ku kanë shtëpinë edhe shumë grabitqarë të rrezikshëm. Ai rezistoi tre ditë pa ushqim, duke pirë vetëm ujë nëpër pellgjet e krijuara nga reshjet e shiut.

Ai u gjet 3 ditë pasi kishte humbur dhe menjëherë pasi përqafoi gruan e tij duke qarë, tha: “Jam shumë i lumtur, nuk kam qenë kurrë më i lumtur në jetën time. Këmbët i kam të mpira, por jam i lumtur”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për 15 vite, tha se e kishte parkuar motoçikletën e tij diku për të ecur në një kodrinë, por pastaj kishte harruar nga duhet të shkonte dhe kishte ecur vetëm përpara.