Stilisti Christian Siriano çeli javën e Modës në Nju Jork, me koleksionin e ri pranverë/verë 2022.

Personalitete të famshme të showbizit kishin zënë vendet e para pranë pasarelës, duke shijuar të parën shfaqje që prej nisjes së pandemisë, ku spikati aktorja Katie Holmes, reperja Lil Kim, Alicia Silverstone etjerë.  

“Ndihem shumë mirë. Mbrëmja e sotme ishte si një festë e bukurisë dhe glamurit dhe për gjithcka që njerzit duan tek moda, përmes sfilatës dhe muzikës. Gjithcka është një festë”, u shpreh Siriano.

Stilisti 35-vjeçar zbulon frymëzimin e tij për koleksionin e ri, me 59 veshje të ndryshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky koleksion është frymëzuar nga gjyshja ime dhe kjo pasuri e llojit italian. Këto veshje I kam zbuluar në fotot e saj të vjetra, veshur me këto fustane. Dhe kjo ishte pikërisht ajo që unë doja të sillja në këtë koleksion. Doja të sillja pushimet e viteve ’60 në Pozitano. Kjo ishte ideja por e sjellë në një mënyrë modern.”

Për pranverën dhe verën e 2022-shit, stilisti njujorkez propozon veshje glamur, veshje të lehta e moderne, ku spikat eleganca e të bardhës dhe të zezës por edhe ngjyrat e ndezura neon si portokallija dhe jeshilja, në fustane e kostume.

Kjo shfaqje shënjoi edhe koleksionin e 40-të të Christian Siriano, që kur themeloi shtëpinë e tij të modës në vitin 2008. Java e Modës në Nju Jork do të zgjasë deri më 12 shtator, me 91 shfaqje në total.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";