minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kopertina e Kamala Harris për Vogue ndezi shumë polemika, reagon Anna Wintour

0
Kopertina e Kamala Harris për Vogue ndezi shumë polemika, reagon Anna Wintour

Kryeredaktorja e “Vogue”, Anna Wintour, ka reaguar pas kritikave për kopertinën e Kamala Harris për revistën e njohur.

Përmes një deklarate për New York Times, Wintour shprehet se stafi i ka kuptuar reagimet, por shton se qëllimi i tyre nuk ishte që të zvogëlonin rëndësinë e fitores së Harris si  zëvendëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë më ngjyrë dhe zëvendëspresidentja e parë grua.

Përkundrazi, Wintour u shpreh se i sheh fotot Harris si të një gruaje që kontrollon jetën dhe do të sjellë udhëheqjen për të cilën kemi nevojë.

 “Për mua, është thjesht një deklaratë e rëndësishme, por pozitive, për gratë, dhe gratë në pushtet,” tha ikona e modës duke shtuar se kishin menduar se portreti më pak zyrtar i zëvendëspresidentës së zgjedhur reflektonte me të vërtetë momentin që po jetojmë të gjithë, nga pandemia.

Advertisement

Kamala Harris do të jetë në kopertinën e muajit shkurt dhe nisur nga kjo, Vogue publikoi dy foto të setit fotografik. Fill pas kësaj, njerëzit shpërthyen me kritika duke thënë se ato nuk janë në nivelin artistik të Vogue, me një Harris të veshur me atlete dhe një skenografi aspak profesionale dhe ndriçimi lë për të dëshiruar. Njerëz të tjerë kritikuan revistën se ka zbardhur ngjyrën e lëkurës së Harris, duke diskriminuar kështu njerëzit me ngjyrë.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit