minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kopshte botanike, pista me dëborë dhe pinguinë. Befasitë në shkretëtirën e Dubait

0
Kopshte botanike, pista me dëborë dhe pinguinë. Befasitë në shkretëtirën e Dubait

Duna pa mbarim, bimësi tipike në një hapësirë të pafundme ranore, deve dhe burime uji shumë të rralla. Këtë mund të shohësh në një shkretëtirë të zakonshme, por jo kur ajo ndodhet në Dubai.

Në një vend me arkitekturë dhe luks marramendës, shkretëtira sigurisht që do të jetë krejtësisht ndryshe, e në të mund të gjenden kopshte botanike që thyejnë rekord për shumëllojshmërinë e bimëve që kanë. Plot 45 milionë lule, në “Kopshtin e mrekullive”, të shtrira në 7 hektarë, duan një sasi të madhe uji, që për një shkretëtirë duket e pamundur, por jo për vendin ku çdo gjë bëhet realitet. Ekipi i mirëmbajtjes së kopshtit përfton ujë përmes filtrimit të ujit të papastër, por edhe shkripëzimit të ujit të detit. Kështu, shkretëtira ka murin më të gjatë, 800 metra, instalacionin në formë ore më të madh dhe piramidën më të lartë, të gjitha prej lulesh.

Shkretëtira ka gjithashtu fusha të mëdha të gjelbra, që shërbejnë për sporte të ndryshme, si golfi, por edhe për llojet e shumta të kafshëve që ndodhen aty. Rreth 20 000 zogj të 67 specieve jetojnë në këto fusha apo edhe në laguna të kripura.

E pazakontë në këtë habitat të madh kafshësh është kolonia prej 20 pinguinësh që enden nëpër shpatet artificiale të dëborës. Pista skijimi të mbuluara nga bora dhe akulli duken një surrealizëm i vërtetë për të qenë pjesë e një shkretëtirë. 

Advertisement

Të gjitha këto, si dhe katër parqe gjigante ujore, me siguri që në kohërat e shkuara, kur beduinët ecnin nëpër shkretëtirën arabe, në kërkim të burimeve të ujit, do të dukeshin një mirazh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit