minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Krijon flamurin gjigand të Kosovës me letra origami, mësuesja në rekordet Guinness

0
Krijon flamurin gjigand të Kosovës me letra origami, mësuesja në rekordet Guinness

Kosova vijon të prodhojë rekordmenë botërorë. Këtë herë është, Arbnora Fejza Idrizi, një mësuese në Skënderaj, e cila hyri në librin e rekordeve Guinness pasi krijoi flamurin gjigand 1216 metër katror me teknikën origami.

Ajo e bëri këtë për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës. “I gjithë procesi ka zgjatur, kam filluar në korrik sepse janë përgatitur 127 mijë copa origami, të ndërtuara me 15 teknika të ndryshme origami. I tërë punimi është pastaj finalizuar më 6 shkurt”, sqaron rekordmenja mësuese.

Por Arbnora nuk është dhe aq e panjohur. Mësuesja e shkollës së mesme “Hamëz Jashari” në Skënderaj ka qenë pjesë e Librit të Rekordeve Guinness edhe dy herë të tjera, në 2018 për lulen më të lartë të krijuar po me teknikën origami dhe në 2019 për vazon më të lartë në botë ku ishin vendosur flamujt e shteteve që kanë njohur Kosovën.

Por kjo herë ishte më emocionuese pasi përkoi me përvjetorin e pavarësisë. Duke marrë shkas nga kjo, vlerësimin ia dedikoi të rënëve për liri.

Advertisement

Për këtë arritje prestigjioze, rekordmenja Arbnora Fejza Idrizi u vlerësua dhe nga ministrja në detyrë e punëve të jashtme dhe diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit