minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kryeqyteti që zhvillohet nën hijen e mistereve të lashta

0
Kryeqyteti që zhvillohet nën hijen e mistereve të lashta

Kaotik, magjepsës dhe madhështor, Kajro, kryeqyteti i Egjiptit është shtëpia e një mijë minareve, shekujve histori dhe vendi me më shumë zhurmë se kudo tjetër në planet.

Një rrëmujë e bukur

Tregu Khan el-Khalili, i cili ndodhet në zemër të Kajros, është vendi ideal për të nisur udhëtimin nëpër kryeqytetin egjiptian. Vizitorët mund të blejnë suvenire, objekte të ndryshme zbukuruese, ornamente tipike orientale, si dhe kanë mundësi të shijojnë ushqime vendase, si p.sh pudingu i orizit mbushur me arra, fruta dhe krem. Ndonëse një kaos i vërtetë, pasi qindra njerëz kalojnë aty çdo ditë, peizazhi unik me sixhade shumëngjyrëshe e bën pazarin një vend të mrekullueshëm.

Një muze botëror

Duke vezulluar në Rrafshnaltën e Gizës, në sfondin e Piramidave, Muzeu i Madh Egjiptian (GEM) po përgatitet të hapet në fund të vitit 2023, rreth 21 vjet pas vendosjes së gurit të parë të themelit. Ai do të jetë muzeu më i madh në botë dhe do të ekspozojë të gjithë koleksionin Tutankhamun, si dhe me mijëra artefakte dhe objekte që nuk janë shfaqur kurrë në publik. Më shumë se 66.000 artefakte do të ekspozohen për herë të parë në një hapësirë ​​të vetme.

Sigurisht, ky muze magjik i detyrohet të kaluarës së pabesueshme të lashtë të Egjiptit. Ndërkohë që eksplorimi i dhomave dhe galerive të tij pritet të jetë një eksperiencë unike, gjithsesi, asgjë nuk e kalon mrekullinë e piramidave. Nuk ka rëndësi sa herë i keni parë. Qoftë nga afër apo nga larg, madhësia e tyre, historia dhe thjesht prania e tyre e në këtë tokë është e jashtëzakonshme. 

Advertisement

Fshehur në përjetësi

Lugina epike e Mbretërve dhe qyteti i Luksorit në jug të Gizës mund të thuhet se janë në të njëjtin nivel me Piramidat, pasi në këto vende janë zbuluar thesare të jashtëzakonshme. Shumë prej tyre, përfshirë ato të Tutankhamun, tani do të vendosen në muzeun e ri që do të hapet. Përveç Tutankhamunit, një nga zbulimet më të mahnitshme në luginë ishte varri i Seti I. Varri i Faraonit të dytë të dinastisë së 19-të të Egjiptit, u gjet në 1817, rreth 3200 vjet pasi u varros. Përveç këtyre gjetjeve, mbeten shumë për t’u zbuluar, pasi sekrete të tjera arkeologjike janë të fshehura aty, disa prej të cilave në përjetësi…


egjipt 1024x576

<!–

–>

Advertisement

Shkretëtira e Bardhë, peizazhi i jashtëzakonshëm i Egjiptit

Advertisement

egjipt 1024x576

<!–

–>

Advertisement

Misteret e egjiptianëve të lashtë dhe sekretet e bukurisë

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit