Kthen mjekrën në “koshere” bletësh për të dhënë mesazhin e rëndësishëm

Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar me miliona ndjekës në TikTok pas publikimit të disa videove teksa mjekra e tij është e pushtuar nga bletët.

Ai tregon guxim dhe qetësi absolute, ndërsa këtë thotë se e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën.

“Misioni ynë është të shtojmë bletët, pasi ato e bëjnë botën më të shëndetshme dhe më të sigurt për të jetuar. Ne po punojmë kundër pesticideve, fungicideve, mbetjeve toksike dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, bletët vuajnë nga përdorimi i metodave tradicionale dhe të vjetra të bletarisë”, thotë ndër të tjera Rjeily në videot e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";