minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Markimi i shtigjeve, pak bojë për t’i dhënë jetë alpeve shqiptare

0

Shpopullimit të zonave në Malësinë e Mbishkodrës po përpiqen t’i japin jetë turistët dhe të pasionuarit pas ecjes në shtigje në alpet shqiptare.

Pikërisht për të bërë sa më të lehtë dhe sa më pak të rrezikshme këtë mënyrë të turizmit malor, një ekip i drejtuar nga Ndoc Mulaj ka nisur të hapë shtigjet dhe të bëjë markimin e tyre me shenjat përkatëse për të orientuar të pasionuarit pas ecjes në male, si dhe turistët që vijnë enkas në këto zona për të shijuar madhështinë dhe bukurinë e natyrës.

Kësaj radhe, shënjimit i janë nënshtruar shtigjet që nisen nga derdhja e Lumit të Shalës, përgjatë liqenit të Komanit, dhe që lidhen me shtigjet me vargmalin e mrekullueshëm të Cukalit, luginën e Dukagjinit deri në Theth, Valbonë e deri në Curraj të Epërm.

Ndoci tregon se po shfrytëzohen shtigjet e dikurshme që kanë përdorur banorë të zonës.

Advertisement

“Të gjitha shtigjet në Shqipëri kanë qenë dikur rrugë për kalim, ne nuk hapim shtigje të reja, ruajmë dhe markojmë ato të vjetrat. Turistët e huaj, por tashmë edhe ato shqiptarë e njohin gjuhën e markimit, me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe”, thotë Mulaj.

Shtigjeve drejt malësisë së Mbishkodrës po i shtohet dhe një shteg i ri i cili po markohet dhe ashtu siç gjithë të tjerët do të shënjohet edhe në hartë, si dhe në një aplikacion të dedikuar për të pasionuarit pas ecjes në mal. Dhe pavarësisht përpjekjeve që bëhen që ky pasion të jetë sa më i sigurt, Ndoci ka edhe një apel dhe këshillë për këdo që nis të përshkojë këto shtigje.

“E vetmja këshillë është që të ndjekin shenjat, dhe mos të largohen më shumë se 100 metra, nga shenjat, përndryshe të kthehen mbrapa dhe të kërkojnë në anën tjetër.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit