Kullat spektakolare të fareve nga e gjithë bota

Kullat e fareve në breg të detit, si pasojë e zhvillimit të teknologjisë, po e humbasin funksionin e tyre si udhërrëfyese të anijeve që lundrojnë. Megjithatë, numri i tyre i lartë në të gjithë botën, si dhe ndërtimet e veçanta në kohë të ndryshme, kanë tërhequr vëmendjen e arkitektëve, fotografëve, historianëve etj. David Ross, një historian i ndërtesave të vjetra, anijeve dhe transportit detar, tregon për CNN Travel se si ka përmbledhur imazhet e disa prej fareve më të bukura në botë në veprën “Lighthouses: Beacons of the Sea”.

“Ne kemi dashur që të tregojmë sa më shumë mbi zhvillimin e fareve nga më të vjetrit, tek ato të shekullit të 16-17 dhe deri më tani”, thotë Ross. Historia e fareve shkon pas në kohë, që nga Egjipti i lashtë dhe në kohën romake. Megjithatë, në epokën viktoriane ato u bënë të kudogjendura.

Libri përmbledh rreth 150 imazhe faresh nga e gjithë bota, të ndërtuara me stile të ndryshme. Nga faret e ngritura mbi brigje shkëmbore tek ato që i ngjasojnë tempujve të shenjtë budistë, në fotogalerinë e mësipërme po ju paraqesim disa prej imazheve mbresëlënëse të këtyre fareve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";