minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kushton 3 milionë euro, por djemtë me fantazi ndërtojnë Bugatti…prej balte

0
Kushton 3 milionë euro, por djemtë me fantazi ndërtojnë Bugatti…prej balte

Bugatti Chiron është një nga makinat më të kushtueshme në botë, me një vlerë që përafrohet në 3 milionë euro.

Edhe me atë çmim aq të shtrenjtë, që i mundësohet vetëm një elite të vogël në botë, gjithsesi pronarët e pasur duhet të presin porosinë muaj të tërë, pothuajse një vit.

Por e njëjta koha i është dashur edhe 4 shokëve, me shumë pak para, që duke punuar me pasion dhe fantazi kanë ndërtuar një model që, të paktën nga larg, duket identik me automjetin luksoz.

Djemtë nga Vietnami kanë postuar videon e krijesës së tyre, e ndërtuar pothuajse tërësisht me fibër xhami dhe baltë. Në një vit djemtë të specializuar në qeramikë kanë punuar me vëmendje çdo detaj, ndërkohë që shoku i tyre inxhinier arriti të fuste në atë “vazo” gjigante një motor të vogël, të mjaftueshëm për të ecur në rrugët e fshatit të tyre.

Advertisement

“Jemi të varfër, por kemi ëndrra të mëdha”, thonë ata në videon e gjatë të punimeve, që ka arritur më shumë se 7 milionë shikime dhe lëvdata të shumta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit