minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mure në kufi kundër afganëve/ Turqia dhe Greqia ndërtojnë gardhe prej betoni

0
Mure në kufi kundër afganëve/ Turqia dhe Greqia ndërtojnë gardhe prej betoni

Fqinji ynë jugor Greqia si dhe Turqia, nuk janë gati për një tjetër valë refugjatësh dhe kanë nisur punën për të blinduar kufijtë, pasi talebanët rimorën pushtetin.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Erdogan, në një bisedë telefonike kanë rënë dakord të mbështesin vendet në afërsi të Afganistanit në mënyrë që afganët të qëndrojnë sa më afër shtëpive të tyre.

Dy liderët shprehen se duhen marrë masat e nevojshme për të shmangur një krizë serioze për të gjithë.

Presidenti Erdogan u bëri thirrje vendeve evropiane që të mbajnë përgjegjësi për afganët që po largohen nga vendi i tyre dhe tha se Turqia nuk do të bëhet magazina e refugjatëve për në Evropë. Ndërkohë një mur betoni 3 metra i lartë në kufi me Iranin, është në ndërtim e sipër dhe do të ketë shtrirje prej 241 kilometrash.

Advertisement

Edhe Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km në kufirin e saj me Turqinë. Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos deklaroi se kufijtë grekë do të mbeten të sigurt dhe të padepërtueshëm.

Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht në vend. Nga ata që mbërritën në Greqi gjatë krizës së emigrantëve, shumë udhëtuan më tej në veri në të gjithë kontinentin e vjetër, por rreth 60,000 kanë mbetur në vend.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit