minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ky është restoranti më i vogël në botë, por që një vakt kushton “sa qimet e kokës”

0
Ky është restoranti më i vogël në botë, por që një vakt kushton “sa qimet e kokës”

Ka fishekzjarre, qirinj, një zile argjendi për të thirrur kamarierin dhe vetëm një tavolinë e shtruar elegante për dy. Solo Per Due – “Vetëm për dy” në italisht, nuk është një restorant i zakonshëm, dhe jo vetëm për shkak të madhësisë së tij.

Është një vend ekstravagant ku një vakt ekskluziv për dy persona kushton mbi 500 dollarë. Shampanja, verërat më të mira dhe dekorimet me lule kushtojnë ekstra, dhe darkuesit kanë pamje nga një vilë e lashtë romake.

Për të ngrënë një vakt aty, ka rregulla mjaft strikte. Vizitorët nuk mund të hyjnë për të parë brenda para se të bëjnë një rezervim. Një vakt nuk mund të anulohet në minutën e fundit. Mysafirëve u kërkohet të mbërrijnë në një kohë të caktuar të rënë dakord nga pronarët, të cilët përgatisin dhe shërbejnë ushqimin.

Koha e mbërritjes është kyçe. Vizitorët duhet të telefonojnë kur janë në rrugë 30 minuta para mbërritjes dhe të mos arrijnë kurrë shumë herët, përndryshe ata do ta gjejnë derën të mbyllur dhe askush nuk do ju presë.

Advertisement

Restoranti rezervohet muaj më parë.

“Njerëzit që vijnë këtu nuk janë thjesht klientë. Ata janë mysafirë për të cilët ne kujdesemi shumë. Ne i përkëdhelim dhe sigurojmë që ky moment i veçantë të jetë pikërisht ashtu siç ata duan të jetë. Gjithçka është e përshtatur për nevojat e tyre”, tregon një nga pronarët që dëshiron të quhet  “Mr. Remo”, pasi nuk e tregojnë emrin e vërtetë.

“Ky nuk është një restorant – ne ofrojmë një përvojë unike, intime, e cila është në thelb të reputacionit tonë prej dekadash. Pra, nuk ka të bëjë me ne ose kush jemi – ne jemi në hije. Gjithçka ka të bëjë me restorantin”, shtoi ai.

Vendndodhja është e mahnitshme. Solo Per Due është i rrethuar nga një kopsht ekzotik me lloje të ndryshme palmash nga e gjithë bota, me pamje nga një vend arkeologjik. Rezidenca ndodhet në një pronë që ka rrënojat e një vile të lashtë romake në terren, të cilën mysafirët mund ta vizitojnë. Me dyshemetë e tij shumëngjyrëshe të mozaikut dhe kolonat prej guri, thuhet se i përkiste poetit antik Horace.

Advertisement

Në ditën e vaktit, hyrja dhe kopshti janë të veshura me qirinj të ndezur për të mirëpritur mysafirët.

Menuja përzgjidhjet nga vetë personat.

Solo Per Due lindi nga nevoja dhe zemërimi. Remo shpjegon se ideja për të ngritur një strofull të qetë, ekskluzive vetëm për dy persona, lindi kur ai u zhgënjye nga restorantet e mbushura me radhë dhe nga mënyra se si klientët trajtohen dhe ulen në tavolina.

Kështu ai mendoi se si të krijonte një eksperiencë të veçantë ku një çift mund të përkëdhelet dhe të trajtohej si mbret për një vakt një herë në jetë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit