Ka lindur foshnja e parë në botë me antitrupa koronavirusi. Ngjarja ka ndodhur në janar, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur një punonjëse spitali lindi vajzë.

Nëna e foshnjes kishte marrë vaksinën Moderna kur ishte 36-javëshe shtatëzënë. Tre javë më pas, sillte në jetë vogëlushen.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për beben e parë në botë me antitrupa Covid-19. Sipas mjekëve që u morën me rastin, është një rast shumë i veçantë dhe do të botohet në revistën mjekësore “MedRxiv”.

Mjekët sqaruan se nëna ia ka kaluar antitrupat foshnjes përmes kordonit të kërthizës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";