minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Sot në Shqipëri foshnja në bark të nënës lind proamerikan”

0
“Sot në Shqipëri foshnja në bark të nënës lind proamerikan”

“Sot në Shqipëri foshnja në bark të nënës lind proamerikan”

-Mbresa dhe refleksione-

Rreth një dekadë e gjysëm më parë, një miku im, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më kërkoi të prisja dhe të shoqëroja nëpër Shqipëri pronaren e ndërmarrjes ku ai punonte. Me një merak të shprehur më kërkoi jo vetëm t’a respektoja, por edhe t’i qëndroja pranë gjatë udhëtimeve të saj nëpër vendin tonë. Më spjegoi se ajo grua fisnike kish treguar një kujdes të veçantë për të bërë të mundur ta integronte atë në jetën amerikane. Ai më vuri në dijeni edhe për origjinën e saj gjermano-irlandeze dhe pë faktin që ajo ishte një pasionante e historisë së kombeve dhe, sidomos e kulturës klasike antike greke, një fushë kjo që përfshihej njëkohësisht edhe në interesat e mia studimore të prejkohëshme për fqinjët tanë.

Ka qenë korriku i vitit 2007, kur e prita në Rinas dhe vizitën e parë e realizuam në qytetin e Beratit, në qytetin e “një e mbi një dritareve”, i cili jo vetëm e surprizoi, por edhe e mahniti zonjën e nderuar. Vinte nga një periudhë pushimesh që kishte kaluar nëpër Greqi dhe e ndjeva që ishte e befasuar, nga fakti që kaq pranë Greqisë mund të ekzistonte një vend që kishte po atë bukuri dhe një kulturë po aq antike sa e saj. Dhe, si për të vërtetuar ndjesinë time, shprehu dëshirën se ishte e gatshme për një guidë më të gjerë se sa ajo e planifikuar më parë nëpër Shqipëri.

Advertisement

Pas Shkodrës, kaluam nëpër Gjirokastër e më pas në Butrint, i cili e vuri në mendime të thella. Në heshtje, dëgjonte me vëmendje dhe bënte po në heshtje llogaritë me periudhat, duke i krahasuar gjithmonë, po në heshtje me ato klasike greke. Në Apolloni, befasia e saj ishte plotë, sidomos kur i vura në dukje se ky ishte qyteti antik, që Ciceroni e vlerësoi për lashtësinë dhe madhështinë e tij, ku kishte studiuar edhe Oktavian Augusti, Perandori i parë i Romës. Me çiltërsi u shpreh se kishte dëgjuar që Perandori kishte studiuar në një nga 12 Apollonitë e Adriatikut, por që ky vend të ndodhej kaq shumë pranë Greqisë dhe Romës, nuk mund t’a kishte menduar kurrë.

Vizitën e fundit e realizuam në qytetin e Krujës. I ofrova të dhëna për historinë e popullit shqiptar, rrënjët e tij, gjuhën. Ndaluam në Zgërdhesh, ku i spjegova zonjës se këtu ishin rrënojat e një qyteti antik, të cilin gjeografi egjyptian i antikitetit, Ptolemeu (Ptolemaes Klaudius, 90-160 e.s.) e përmend me emrin Albanopolis, së bashku me disa qytete të tjera. Me këtë të dhënë, ai bëri të njohur fisin e Albanëve, me të cilin identifikohen shqiptarët e sotëm. Albanët njiheshin si një nga fiset ilire që shtriheshin përgjatë brigjeve të Dalmacisë ilire, brigjeve të Adriatikut dhe Jonit, duke përfunduar në gjirin e Ambrakisë, në Prevezë. Çuditërisht, në këtë moment ajo reagoi dhe sipas informacionit të saj, natyrisht jo të saktë, pretendoi se këto territore ishin të Greqisë. Rrugës për në Krujë, i argumentova, zonjës së nderuar, se ato territore Greqia i kishte përvetësuar me ndihmën e Fuqive të Mëdha Europiane, duke filluar nga vitet e Kongresit të Berlinit më 1878 e këtej. Kufiri, midis territoreve shqiptare dhe Greqisë së krijuar në 1831 ka qenë gjiri i Ambrakisë, në Prevezë, i thashë prerazi.

Në kala, pas vizitës në Muzeun e Gjergj Kastriot-Skënderbeut ajo nisi të meditojë në heshtje. Perandoria Osmane ka pasur hije të rëndë dhe lufta 25 vjeçare e popullit shqiptar, me Skënderbeun në krye, në mbrojtje të Europës, i dukej një mrekulli.

Gjatë kthimit nga Kruja, i përmenda mysafires turneun që Presidenti i Amerikës, Xhorxh Bush (Junior) realizoi në Europë.

Advertisement

– Po – më tha – kam dijeni dhe më ka bërë përshtypje pritja madhështore që i bënë atij në një qytet të vogël në Ballkan. Në moment reagova duke i thënë:

”- Ja, ky është ai qytet, Fushë Kruja.

E befasuar, më kërkoi nëse ishte e mundur të bënim një ndalesë. Qëndruam në lokalin ku presidenti Bush kishte bujtur dhe ku gjithçka kishte mbetur e pandryshuar nga koha e vizitës së tij.

– Ylber – më pyeti – nga buron kjo dashuri për Amerikën në këtë qytet të humbur, te këta banorë!

Advertisement

I kënaqur i spjegova se kjo dashuri ekziston në të gjithë kombin shqiptar dhe ka lindur në fillimet e shekulli të njëzetë, më saktë në vitin 1919. I spjegova se kombi shqiptar është kombi “jetim” i Europës, i cili nuk ka asnjë lidhje gjenetike, gjuhësore me të etj. Ndoshta për këtë arsye është që kjo Europë, përgjatë mijëvjeçarëve e ka masakruar këtë komb. Momenti më tragjik ka qenë viti njëmije e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë, kur në Konferencën e Paqes në Paris kjo Europë kishte planifikuar që Shqipërinë t’a zhdukte nga harta e Botës.

Pikërisht, këtu e ka burimin mirënjohja dhe dashuria e kombit shqiptar për Amerikën. Në Paris, Presidenti Willson (Woodrow Wilson,(1856-192), deklaroi se nuk do të firmoste asnjë dokument zyrtar mbi të Drejtat Ndërkombëtare, nëse nuk do të merreshin parasysh dhe nuk do të mbroheshin të drejtat e kombeve të vegjël. Këtu përfshihej edhe Shqipëria.

Ishte kjo deklaratë, që detyroi Europën të njohë pavarësinë e Shqipërisë, por që krijoi njëkohësisht edhe mitin se:

-Amerika, shpëtoi Shqipërinë. Këtu lindi dhe u rrit ndër dekada në kombin shqiptar dashuria për Amerikën. Por, i veçantë është fakti, se kjo dashuri u trashëgua në popull, jo nga politikanët shqiptarë apo nga shteti shqiptar i shekullit të kaluar. Kjo dashuri u trashëgua në brezat e popullit shqiptar, fillimisht me këngët e djepit, me ninullat që nënat u këndonin fëmijëve të tyre që në lindje, u trashëgua në folklorin shpirtëror të vet popullit. Pikërisht, për të gjitha këto, sot në Shqipëri edhe “foshnja në bark të nënës lind proamerikan”.

Advertisement

Populli i Fushë Krujës pati fatin e madh, që t’a vërtetonte edhe njëherë këtë dashuri, të shprehte nëpërmjet Presidentit Bush, atë se çfarë përfaqëson Amerika për kombin shqiptar. Besimin se do t’a shpëtojë edhe këtë herë….

Edhe pse mysafirja e nderuar e dinte, që jo kudo, madje edhe në Greqinë e pasionit të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flamurin e saj dhe presidentin amerikan nuk i kanë respektuar në çdo kohë, kuptova se tani ajo i jepte të drejtë Robert Kaplanit për gjithçka që ai shkruante në librin e tij, “Greqia, dashnorja e Perëndimit dhe gruaja e Lindjes”.

Ditën e fundit, në aeroport, për të fluturuar në Amerikën e largët, gjeta rastin për t’i shprehur, në mënyrën më të sinqertë, se në themel të miqësisë shqiptaro-amerikane qëndron – “Një dashuri e mbrujtur me qumështin e gjirit të nënave shqiptare”.

Më dëgjonte në heshtje dhe po në heshtje ndjeva premtimin, se kur të kthehej në atdheun e saj, do të fliste me pasion për Shqipërinë, se do të ndjehej krenare për një popull që e meriton miqësinë e kombit amerikan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit