minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Luks i shfrenuar dhe dhoma sekrete, brenda pallateve mbretërore të Britanisë së Madhe

0
Luks i shfrenuar dhe dhoma sekrete, brenda pallateve mbretërore të Britanisë së Madhe

Nga dhomat sekrete, orenditë dekadente, llambadanët mbresëlënës dhe piano prej ari, rezidencat mbretërore të Britanisë së Madhe janë padyshim streha të një luksi të shfrenuar.

Pronat kanë qenë gjithmonë shumë private, por është zbuluar se Princi Charles dëshiron t’i hapë ato për publikun kur të jetë mbret.

Padyshim më i famshmi nga të gjitha pallatet, është Pallati Buckingham që ka qenë rezidenca zyrtare në Londër e mbretërve që nga viti 1837. Mbretëresha madje lindi atje Princin Charles dhe Princin Andrew.

Pallati ka 775 dhoma dhe dhjetëra ambiente sekrete, një pishinë që mendohet se është përdorur nga Princi William dhe Kate Middleton për mësimet private të notit të Princit George.

Advertisement

Ekziston edhe kinema gjigante, një zyrë postare dhe një ATM e vendosur në bodrumin e pallatit.

Prona përbëhet nga 19 dhoma shtetërore, 52 dhoma gjumi mbretërore dhe mysafirësh, 188 dhoma gjumi të personelit, 92 zyra dhe 78 tualete të mëdha.

Po ashtu, rezidenca njihet për një bodrum vere, që mendohet të jetë i pajisur me një koleksion pijesh alkoolike prej 2 milionë paundësh të shisheve më të mira të cilësisë së mirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit