minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Macja kthehet në shtëpi me një borxh

0

Një mace u zhduk nga shtëpia duke shqetësuar familjen që kujdesej për të. Për fat të mirë, ajo u kthye pas tre ditësh.

Pronari e vuri re pranë shtëpisë dhe i lumtur që ajo u rikthye, iu afrua për të kontrolluar nëse macja ishte mirë dhe nuk kishte lëndime. Në ato momente ai vuri re një detaj, një “qafore” që koteleja nuk e kishte pasur kurrë.

Mesazhi i shkruar në të ishte: “Macja juaj po shikonte peshqit në dyqanin tim, kështu që unë i dhashë tre”. Autori shënonte emrin, adresën e dyqanit, si dhe numrin e telefonit për të marrë dëmshpërblimin e tij.

Historia u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale ku krahas fotografive shkruhej: “U zhduk nga shtëpia për tre ditë dhe u kthye me një borxh”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit