Mbush 11 vjeç fëmija që lindi në orën 11:11 të datës 11/11/2011

Daniel Saunders ka lindur në orën 11:11 të datës 11/11/2011. Sot, ai mbushi 11 vjeç.

Djali është nga Hertfordshire, Angli, dhe për ditëlindjen e 11 ai mori pikërisht 11 dhurata. “E kam pritur shumë këtë ditëlindje. Është ditëlindja më emocionuese deri tani. 11 është numri im me fat dhe është i lehtë të mbahet mend. Askush nuk e harron ditëlindjen time”, shprehet djali.

Charlotte, nëna e Daniel, është shprehur se 11-ta ka qenë numri i saj me fat që kur ka qenë në shkollën fillore, duke e bërë ditëlindjen e djalit të saj shumë më të veçantë.

 Daily Mail shkruan se Daniel ishte parashikuar të lindte në 17 nëntor, por për shkak të komplikacioneve, nëna e tij u detyrua ta sillte në jetë më herët. Ajo u fut në sallën e operacionit në orën 06:00 të mëngjesit të datës 11 nëntor, por lindja ndodhi vetëm në orën 11:11.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Daniel tashmë luan futboll dhe para festës së ditëlindjes së tij, ai kishte ndeshje. “Shpresojmë të realizojë 11 gola”, tha nëna e tij.