Një moment i sikletshëm është regjistruar nga kamerat gjatë vizitës së Mbretëreshës së Danimarkës në Berlin, ku u prit nga kencelarja Angela Merkel.

Në momentin që Mbreteresha Margrethe i afrohet për t’i dhënë dorën, Merkel i kishte drejtuar grushtin, një gjest i praktikuar gjatë 2 viteve të fundit për shkak të pandemisë.

Kancelarja kishte shtruar tapetin e kuq për Mbretëreshën 81-vjeçare, e cila vizitoi Gjermaninë me Princin e Kurorës, Frederik. Dy shtetet fqinje kanë lidhje të forta politike dhe ekonomike. Para takimit me Merkel në Portat e Brandeburgut, Mbretëresha dhe djali i saj u pritën me nderime ushtarake nga Presidenti Frank-Walter Steinmeier.

Një moment të ngjashëm Merkel e përjetoi edhe gjatë vizitës në Tiranë më 14 shtator, kur kryeministri Edi Rama i dha dorën, ndërsa ajoi i drejtoi grushtin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";