minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel!

0
Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel!

Nga Artan Fuga

Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh të mëdhenj na zgjedhin ne për të dhënë lamtumirën politikës!

Më kujtohet kur erdhi presidenti Bush që i vodhën edhe orën për kujtim!

Nga njëra anë sepse ne nuk i kursejmë fjalët e mira, dhe nga ana tjetër se kombet e tjerë janë shumë pragmatistë: Sa je, je, kur nuk je, nuk je!

Advertisement

Ne dimë të bëjmë qoka!

Zonja Merkel ka qenë një drejtuese e madhe e një kombi të madh dhe shteti të fuqishëm. Nga gratë, ajo është po aq e madhe në klasin e saj të pashembullt sa edhe zonja Thaçer!

Sigurisht do të mendoja subjektivisht se ndejti kot aq gjatë në pushtet sepse në fund, vitet e fundit, kisha përshtypjen se i kishte duart e lidhura disi dhe aksioni i saj politik u zbeh gradualisht. Vetëm ish presidenti Obama diti ose iku kur ishte në majë të popullaritetit të tij!

Sigurisht në Tiranë mirë do të ishte të kishte takuar veç zotit Rama, edhe nga opozita, kryetaren e Kuvendit apo Presidentin sepse kështu do të dilte më në pah jo thjesht ana e saj kryeministrore, por raporti i saj me kombin shqiptar pa ngjyrime politike. Por, protokollin e dinë ata!

Advertisement

Mua më erdhi shumë keq që zonja Merkel nuk u ftua nga zonja Nikolla të mbante një fjalim në Kuvend, por u mbyll në takime në Pallatin e çliruar nga partizanit Meke!

Nuk ishte dinjitoze nga ana jonë! Të gjithë deputetët duhet t’i ishin ngritur në këmbë! Opozita duhej ta kishte formuluar këtë kërkesë te zonja Lindita Nikolla. Mbase e kishte mendjen gjetiu!

Ajo për mua ka meritën se për vendet e Ballkanit, arriti në përfundimin që askush tjetër nga drejtuesit evropianë nuk e pati, se Ballkani duhet pranuar në BE pale se nuk plotëson kërkesat e BE, dhe Shqipëria veçanërisht nuk plotëson asnjë kërkesë për integrim. Ajo si grua e madhe kuptoi që Ballkani para sëgjithash është zonë gjeopolitike që duhet futur në shtëpinë evropiane, pastaj të shohim si mund të qytetërohet politikisht!

Kështu e kam parë strategjinë dhe filozofinë e saj politike!

Advertisement

Ajo ishte e vetmja që ua vinte dy këmbët në një këpucë këtyre liderave ballkanikë, pa gilivili, të cilët “vrasin” “babain”, por “mamin” e kanë frikë e tmerr. Sado që në Berlin bënë dhe akte rrugaçërie para saj. Por ajo nuk u tut!

Sigurisht plani i saj nuk eci. Për këtë nuk ka faj ajo, nuk është dështim. Kur elitat politike shqiptare nuk dëshërojnë të hyjnë në BE, çfarë do të bënte ajo?

Për më tepër ajo është sabotuar sot nga Foto Cami që në 1997, kur dogmatizmi i udhëheqjes shqiptare të asaj kohe nuk ishte veçse pjesa e çfaqur e taktikës dhe strategjisë për ta mbajtur larg Gjermaninë nga zona që nuk i përkiste Austro – Hungarisë të dikurshme!

Zonja Merkel ishte deri në fund një zonjë e madhe në politikë, në nivelin e reputacionit të vendit të saj! Rrallë ndodh që individi drejtues të jetë në nivelin e kombit që përfaqëson. Sot po ndodh gjithnjë e më pak në të gjithë botën.

Advertisement

Zonja Merkel një zonjë e madhe në politikë!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit