minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Mini-Venecia” përreth Europës

0
“Mini-Venecia” përreth Europës

Venecia, është padyshim qyteti më unik në botë, i ndërtuar mbi ujë dhe me një arkitekturë që tërheq mijëra turistë nga mbarë bota. Megjithatë, për shkak të rrethanave historike, destinacione të ngjashme me Venecian janë edhe një sërë vendesh që CNN Travel i rendit si “mini-Venecia” të Europës, një pjesë prej të cilave ndodhen në anën lindore të Adriatikut.

Piran, një qytet në Slloveninë jugperëndimore, në detin Adriatik, bën pjesë në listën e vendeve të ngjashme me Venecian, kjo për shkak të arkitekturës tipike gotike të shekullit të 15-të. Pjesë e Republikës Veneciane nga 1283 deri në 1797, kur austriakët morën pushtetin, Piran ishte një qytet gjysmë-autonom.  

Ura e qytetit Koper në Slloveni (Da Pontejev vodnjak) është një riprodhim i urës më të famshme të Venecias, Rialto. Ndërtuar në vitin 1666, është vetëm një nga shumë elemente veneciane që e bëjnë këtë vend pjesë të kësaj liste. Në fakt, ura qëndron pothuajse përballë Venecias, me Adriatikun në mes.

Grado, Itali; themeluar që në kohën romake mbi një lagunë, sikurse dhe Venecia u bë streha e shumë të ardhurve në shekullin e 5-të dhe 6-të. Ipeshkvijtë e Akuilesë e zhvendosën Selinë e tyre aty pranë, duke u bashkuar fillimisht me bizantinët dhe më pas me Venedikun. Kishat e Grados janë shumë të ngjashme në gati çdo element me kishat mbresëlënëse të Venecias.  

Advertisement

Në grykën e Adriatikut, qyteti i Korfuzit i mbrojtur nga UNESCO është një nga shembujt më të mirë të ngjashmërisë me Venecian. Fortesat, ndërtesat e panumërta neoklasike me ngjyra pastel dhe lozhat madhështore e bëjnë Korfuzin pjesë të kësaj liste. Edhe pse nuk është saktësisht një “mini-Venedik”, mendojeni sikur Venecia të zhytej në një mjedis urban. Sipas ekspertëve, ushqimi gjithashtu të kujton Republikën Veneciane.

Svetvincenat, në Kroaci ende përcjell stilin venecian. Dikur ishte vend kufitar me të, gjë që shpjegon pse është i dominuar nga ky stil, me sheshet venedikase, kishat dhe kambanat, si dhe planifikimin e qytetit tipik të Rilindjes.

Chioggia, Itali; i vendosur në pesë ishuj, në skajin jugor të lagunës Veneciane. Pjesa më e madhe e këtij qyteti duket e njohur: kanalet e bukura, të mbushura me ura antike, pallatet e mëdha, kishat e mbushura me art dhe pamjet përrallore të lagunës me alpet Dolomite në sfond.

Një tjetër “mini-Venecia” në Adriatik, është Rovinj në Kroaci. Kullat,  kambanat e katedraleve, oxhakët datojnë të gjithë që nga sundimi venecian. Buzë Adriatikut, rrugët dhe urat e bëjnë Rovinj një vend joshës për turistët edhe për ngjashmërinë që ka me Venecian.

Advertisement

Dy orë në lindje të Venecias, Muggia në Itali identifikohet me Venecian që nga simbolet e luanit të Shën Markut në fasadën e bashkisë, katedraleve dhe shtëpive të epokës së Rilindjes. Dialekti, veshjet tradicionale dhe gatimet tipike janë gjithashtu me ndikim Venecian.

Korčula, në Kroaci, ndonëse nën sundimin komunist pas Luftës së Dytë Botërore, shumica e trashëgimisë veneciane – si luanët e Shën Markut u shkatërruan, ndikimi italian vazhdon. Muret e qytetit janë venecianë, një luan që ruan portën e hyrjes dhe fjalët e dialektit venecian që janë pjesë e të folmes së vendasve.

Republika e Venecias mbizotëronte Mesdheun deri në Qipro e ndaj jo pa shkak, Nikosia në Qipro ka rrënoja dhe mure veneciane. Sot, Nikosia njihet për mure, të dizajnuara në 1567 nga Giulio Savorgnan dhe Francesco Barbaro, që parë nga lart duken si një kometë apo diell.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit