minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Mister në qendrën e Romës, lumi mbushet me mijëra peshq të ngordhur

0
Mister në qendrën e Romës, lumi mbushet me mijëra peshq të ngordhur

Prej disa ditësh, zona e lumit Tiber në qendrën e Romës duket plotësisht e braktisur, ndërkohe që edhe në kohë pandemie ishte plot me turistë që drekonin në restorantet tipike, ose të vendasve që kalonin aty me biçikletë, ose duke vrapuar pa stresin e trafikut të kryeqytetit italian.  

Por prej disa ditëve, kjo nuk është e mundur, sepse në te gjithë zonën kundërmon një erë e padurueshme, që vjen nga mijëra peshq të ngordhur dhe po aq që pluskojnë në gjendje të rëndë, nën hijen e kupolave të kishave që rrethojnë dhe përcjellin lumin e njohur.

Krapa, qefuj, peshq të mëdhenj dhe të vegjël, protagonistë të pafat të një spektakli të pahijshëm që po shqetëson autoritetet, edhe për pasojat shëndetësore.

“Përtej erës së tmerrshme, që po largon turistët, risku higjieno-sanitar është i madh, duke filluar nga minjtë dhe insektet që grumbullohen”, thonë ekspertët.     

Advertisement

Por cilat mund të jenë shkaqet? Analizat ende nuk kanë dhënë rezultatet e tyre për ujin, por dy janë hipotezat, shkarkimi në ujërat e lumit të lëndëve helmuese, ose anosia. Ky fenomen, ndodh kur pas një periudhe të gjatë thatësie ka reshje të furishme që sjellin bimësi të shumtë në lum, duke favorizuar rritjen e baktereve që ulin në mënyrë domethënëse nivelin e oksigjenit në ujë, duke sjell asfiksimin e peshqve.

Nuk mungojnë as teoritë konspirative, në rrjetet sociale, mbi ndikimin e ujërave të zeza ku ndodhen edhe mbetjet e vaksinave anti-covid, madje edhe religjioze, si një shenjë e fundit të botës. Por këto të fundit janë më shumë çudira që lumi Tiber, në mijëra vitet në të cilët ka shoqëruar historinë e lavdishme të Romës, ka përjetuar shumë herë.  

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit