minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ndërron jetë në një aksident, siguracioni paguan bashkëshorten dhe të dashurën

0

Kishte një grua dhe një fëmijë të vogël. Por tre ditë në javë, duke përfituar nga transfertat e shumta të bashkëshortes, një punëtor italian kalonte kohën me një person tjetër.  Lidhja e tij me të dashurën nuk ishte aspak e fshehtë, në qytetin e Torinos, aq sa çifti jashtëmartesor shëtiste lirshëm dhe kishte marrë me qira një apartament.

Një histori tërësisht personale, por që doli në publik kur punëtori italiani pësoi një aksident fatal në Liguria. Viktima ishte e siguruar dhe kompania e sigurimeve veproi duke dëmshpërblyer të venë.

Por disa javë më vonë, me avokatin e saj, u paraqit edhe e dashura e të ndjerit, duke kërkuar edhe ajo dëmshpërblimin. Jo pa surprizë, kompania pranoi të paguante, duke u bindur nga motivi i paraqitur.

“Viktima dhe klientja ime kishin plane për të ardhmen, bashkëjetesë, dhe dashuri”, deklaroi avokati i saj.  Elementë të mjaftueshëm për përfitimin  e një shume të mbetur e fshehtë, por që cilësohet si “e majme”, dhe që në fakt nuk do të ndikojë në tenorin e jetesës së bashkëshortes legjitime, sepse dëmshpërblimi nuk u nda në dysh, por u dyfishua.   

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit