minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në emergjencë për vdekjet nga varësia e drogës, shteti “dorëzohet” dhe toleron përdorimin e kokainës

0
Në emergjencë për vdekjet nga varësia e drogës, shteti “dorëzohet” dhe toleron përdorimin e kokainës

Shteti i British Columbia është nga më të pasurit e Kanadasë, dhe metropoli i saj, Vankuveri, renditet çdo vit si një nga qytetet me standardin e jetesës më të lartë në botë.

Por kësaj mirëqenie nuk i mungojnë aspektet e errëta. Një nga këto, ndoshta më i dukshmi, është numri i lartë i përdoruesve të drogës, në veçanti të drogave të forta.

Prej vitesh, qeveria lokale ka shpallur gjendjen e emergjencës për këtë çështje të mprehtë sociale, dhe përllogariten në rreth 10 mijë personat e vdekur nga mbidoza në British Columbia, vetëm nga viti 2016.

Për këtë çështje, qeveria qendrore i ka lejuar shtetit që ka si kryeqendër administrative Albertën që të eksperimentojë me përdorimin e drogës, në mënyrë që të zbusë pasojat e varësisë.

Advertisement

Në 2018, Kanadaja ka legalizuar përdorimin e kanabisit për të rritur, por në British Columbia tashmë po shkohet më tej, duke dekriminalizuar edhe përdorimin vetjak të kokainës, heroinës dhe metanfetaminës ndër të tjerat.

Vdekjet nga mbidoza në British Columbia ndër vite (në mijëra)

Më saktë, asnjë person nuk mund të dënohet më sepse i gjendet një sasi nën 2.5 gramë kokainë, ndërkohë që këto persona do të këshillohen të ndjekin rrugëtimin e dezintoksikimit.

Ministrja e Shëndetit Mendor dhe Varësive, Carolyn Bennett, e cilësoi këtë vendim, që do të zgjasë fillimisht deri në vitin 2026, “një ndryshim historik që favorizon mbështetjen e këtyre personave brenda shërbimeve sociale, duke ulur nivelin e kriminalizimit të tyre”.

Përtej sasisë së përcaktuar, gjithsesi, nuk do të tolerohet shitja dhe trafikimi i këtyre substancave.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit