minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Në Itali nuk do ketë “jetë nate” gjatë fundvitit, por brenda saj ka një përjashtim…700-vjeçar

0

Ne të gjithë territorin italian, këtë vit festat e fundvitit do të përjetohen, si kurrë më parë, të izoluar me familjen dhe bashkëjetuesit, me kufizime të mëdha për të ftuar edhe të afërmit, e jo më të mendojnë për darka të gëzuara në restorante ose lokale.

Por ka një vend, brenda territorit gjeografik italian,  ku këto kufizime nuk do të jenë, duke tërhequr vëmendjen por edhe duke bërë xhelozë të gjithë të tjerët.

Në shtetin e vogël të San Marinos, tërësisht i rrethuar nga territori italian, restorantet por edhe dyqanet e tjera nuk do të mbyllen herët por mund të mbeten hapur deri në orët e para të mëngjesit.

“Nuk ka masa shkencërisht të qarta që mund të kufizojnë përhapjen e virusit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë të shtetit, Roberto Ciavatta, ne nuk duam t’i hyjmë debateve siç bëhet në Itali”.

Advertisement

San Marino deri më tani ka patur rreth 54 viktima, në një popullsi që nuk kalon 33 mijë banorët.

E pavarur formalisht nga viti 1291, dhe faktikisht pothuajse nga fundi i perandorisë romake, kur në territorin e saj malor u transferua një komunitet religjioz, San Marino është republika më e vjetër në botë.

Banorët e saj, krenarë për identitetin e tyre të lashtë, gjithmonë kanë parë nga Italia të paktën për sa i përket dëfrimeve, aty ku plazhet dhe jeta e natës të qyteteve si Rimini dhe Riccione janë larg vetëm pak kilometra.

Por në këtë 2020, gjithçka duket sikur do të përmbyset, dhe janë shumë italianët që kanë prenotuar një tavolinë në lokale te republikës, duke u munduar të përjetojnë një moment jashtë ankthit të pandemisë.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit