minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nëndetësja e parë në botë, që u lëshua si sot para 69 vitesh

0
Nëndetësja e parë në botë, që u lëshua si sot para 69 vitesh

Më 21 janar të vitit 1954, një nga vizionet e autorit të romaneve fantastiko-shkencorë, Zhul Vern është bërë realitet, kur flota ushtarako-detare e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar nëndetësen e parë në botë që ka punuar me energji bërthamore.

Nëndetëses i është dhënë emri Nautilus. Ky ishte emri që Zhul Verni i ka vënë anijes së tij që lundronte nën ujë në romanin e shekullit të 19-të, të titulluar “20 mijë Lega nën Det”.

Më vonë nëndetësja Nautilus ka thyer të gjitha rekordet e rezistencës, largësisë dhe shpejtësisë së lundrimit, gjatë viteve që ishte në shërbim.

Katër vjet pasi ishte lëshuar për herë të parë, duke përdorur hidrolokator dhe instrumente të tjera elektronike, Nautilusi ka lundruar nën shtresën e akullit polar, duke u bërë i pari mjet lundrues që arrinte polin e veriut nën ujë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit