minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga këpucët e hapura te veshja e zezë në valixhe, çfarë nuk iu lejohet anëtareve të familjes mbretërore

0

Pas bujës që shkaktoi intervista e dukeshës Meghan Markle dhe princ Harryt, për presionin brenda pallatit një nga pyetjet që lindi ishte sesa ndikon protokolli te stili i anëtarëve të familjes mbretërore.

“The Sun” raporton se ka disa rregulla strikte lidhur me këtë. Pjesëtarët e familjes mbretërore mund të veshin xhinse vetëm nëse janë të ftuar në evente që i përshtatet kjo veshje, si për shembull, kur shëtisin qentë ose kur janë në një ndeshje sporti.

Po ashtu, sa herë që anëtarët e familjes mbretërore udhëtojnë, duhet të kenë brenda valixhes së tyre një veshje të zezë. Kjo veshje konsiderohet rezervë nëse ndonjëri prej pjesëtarëve ndërron jetë papritur. Rregulli u vendos në vitin 1952, kur Elizabeth II ishte në Kenya dhe mësoi se i ati kishte ndërruar jetë. Kur u kthye në Londër iu desh të priste për veshjen e përshtatshme për ta përcjellë drejt banesës së fundit.

Nuk lejohen këpucët e hapura pasi konsiderohen si shumë jo formale për mbretërorët. Ndërsa, ngjyra e flokëve duhet të jetë shumë natyrale dhe nuk duhet të ndryshojë.

Advertisement

Po ashtu ato nuk mund t’i heqin palltot pasi nuk konsiderohet një veprim i denjë, ndërkohë që duhet të mbajnë vazhdimisht doreza pasi i japin një pamje të fisme dhe i mbrojnë nga mikrobet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit