minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nga vitet ’50 deri në ditët e sotme, veshjet dhe yjet që kanë bërë histori në Festivalin e Kanës

0
Nga vitet ’50 deri në ditët e sotme, veshjet dhe yjet që kanë bërë histori në Festivalin e Kanës

Festivali i Filmit në Kanë është një nga momentet magjike të vitit, sepse riviera franceze pushtohet nga yjet e filmit. Në garë janë yjet, anëtarët e jurisë, yjet e muzikës por edhe princat dhe personalitetet e jet-set-it, sportistë dhe supermodele. Falë kohëzgjatjes së Festivalit të Filmit në Kanë, i cili këtë vit do të mbahet nga data 16 deri më 27 maj, shumë personazhe të famshëm kalojnë pranë, gati për të shkelur tapetin e kuq me Look-un e tyre më të mirë. Ndër vite këtu, përveç tendencave të momentit, janë vënë në skenë edhe eksperimente dhe veshje eksentrike që kanë shkaktuar britma skandali.

Nga divat e kohëve të mira të vjetra, si Grace Kelly te Lady Diana e paharrueshme, nga idetë rebele si çanta e Bjork -ut me ariun polar mbi supe, te zgjedhja e Kristen Stewart për të ecur zbathur në tapetin e kuq për shkak të takave shumë të larta, hidhini një sy se cilat ishin pamjet që mbahen mend, nga vitet ’50 deri në ditët e sotme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit