minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ngjashmëria e frikshme e aktores me Princeshë Dianën

0
Ngjashmëria e frikshme e aktores me Princeshë Dianën

Fotografitë e aktores Kristen Stewart duke interpretuar rolin e princeshë Dianës në filmin e ri “Spencer”, janë bërë virale.

Flokët, postura, veshja dhe grimi i Kristen Stewart i kanë dhënë asaj një pamje krejtësisht të re dhe një ngjashmëri thuajse të frikshme me “princeshën e popullit”.

“Eshtë një nga historitë më të dhimbshme që ekziston dhe nuk dua thjesht të luaj Lady Diana-n. Dua ta njoh atë në detaje! Nuk kam qenë kurrë më e emocionuar për ndonjë rol sesa kësaj here”, shprehej më herët aktorja.

Filmi “Spencer” do t’i dedikohet një fundjave shumë delikate, në fillim të viteve ’90-të, kur Diana pa se martesa me princin nuk po funksiononte dhe donte të arratisej nga rruga e saj për t’u bërë një ditë mbretëreshë.

Advertisement

Filmi do të pasqyrojë të gjithë dramën që ndodhi në 3 ditë, përfshi këtu edhe Krishtlindjet e fundit në House of Ëindsor.

Ai nuk do të përfshijë fundin tragjik të Diana-s, por vetëm martesën problematike me Charles. Me shumë gjasa, projekti i ri do të publikohet në vjeshtë të vitit 202.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit