minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nisin karnavalet e Venecias, mijëra turistë vendas e të huaj vizitojnë qytetin çdo shkurt  

0

Këngëtarë, valltarë e qindra artistë vendas e të huaj, u bënë bashkë në një festë të vërtetë ngjyrash e kostumesh, si për t’i dhënë start këtë fundjavë, karnavaleve të famshme të Venecias. 

Qindra veta ndoqën spektaklin, nga sheshi qendror apo urat e qytetit, për t’ju bashkuar shpirtit të festës, përmes paradës në ujërat e kanaleve, deri në Canal Grande, atje ku pjesëmarrës e spektatorë kishin zgjedhur kostume nga më të larmishmet.

Kjo është atmosfera thuajse 15 ditë, për aq sa zgjasin karnavalet e famshme në të gjithë botën. Janë me mijëra turistët e huaj por edhe vendasit që çdo fillim shkurti zgjedhin Venecian për disa ditë pushimi, mjaftueshëm për të shijuar gondola, maskat e kostumet, që janë vetëm disa nga magjitë e karnavaleve.

Kjo është edhe periudha më e populluar e qytetit, edhe pse data e karnavaleve ndryshon çdo vit, pasi varet nga data e Pashkëve. Që të festosh në Venecia, duhet me patjetër të sigurosh një maskë veneciane, një kostum historik dhe menjëherë mund të përfshihesh në festë, deri në ditën finale, në ballon veneciane, në një nga pallatet e famshme të këtij stili.

Advertisement

Bashkë me aktivitetet në sheshin qëndron “San Marco”, koncerte dhe parada nga gondola, organizohen në çdo cep të qytetit. Karnavalet e para janë regjistruar në shekullin e 11 dhe mbahen në ditët e agjërimit, që tradicionalisht paraprijnë pashkët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit