minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Një diamant është përjetë”, por unaza rekord realizohet me më shumë se 12 mijë gurë

0
“Një diamant është përjetë”,  por unaza rekord realizohet me më shumë se 12 mijë gurë

Ëndrra e çdo femre është të mbajë një diamant në gisht. Por sikur diamantet të jenë më shumë se 12 mijë? Nuk është një përrallë nga “Një mijë e një netë”, por realizimi pothuajse i pabesueshëm, dhe deri diku edhe i pakuptueshëm i një argjendari indian, Harshit Bansal, që gjithsesi ka realizuar një rekord për Guiness.    

Bëhet fjalë për unazën e quajtur Marigold, ose “Unaza e Prosperitetit”, realizim  me motive floreale dhe e tejmbushur me diamante, pikërisht 12 638 diamante për një total të 38.08 karatë.

Një realizim kompleks, edhe pse duhet thënë që zonja fatlume që do të mund ta vërë dorë nuk do ta ketë të lehtë, duke parë dimensionet e ekzagjeruara të unazës.

Rekordi i mëparshëm ishte realizuar sërish në Indi, dhe mbante 7801 diamante. Unaza nuk do të jetë gjithsesi unaza më e kushtueshme në botë, vend që mbahet nga unaza “Pink Rose”, me një diamant rozë solitar prej 59.60 karatësh, i shitur për më shumë se 71 milionë dollarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit