minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një shqiptare në Katar: Nuk janë të vërteta ato që shkruhen, këtu festohet 24 orë në ditë

0

Amerilda Dyrma është vajza që prej vitesh jeton në Doha të Katarit. Ajo është konsulentë ligjore për autoritetin rregullator të Qendrës Financiare të Katarit, ndërsa Doha është vendi që është shndërruar prej ditësh ne qendrën e botës. Miliona tifozë dhe turistë të huaj kanë zgjedhur Katarin për të vizituar për të ndjekur Kampionatin Botëror, por edhe për të shijuar ditët me diell.

Në Ditarin e orës 13:00, Amerilda rrëfeu atmosferën që është aktualisht në shtetit ku bota ka sytë gjatë këtyre ditëve.

“Atmosfera është shumë e zjarrtë, por na ka nxjerrë nga ajo rutina e përditshme që ne kemi këtu. Megjithatë është kënaqësi, pasi ka shumë vende për t’u argëtuar”.

Dyrma shprehet se jo të gjitha ato që janë raportuar nga mediat ndërkombëtare janë të vërteta në lidhje me atë sesi Katari i është prezantuar botës. “Nga siguria, Katari është një vend me standarde shumë të larta. Ajo që është përfolur nëpër media nuk është e vërtetë. Po, ka disa limite si çdo shtet me kulturën e tij. Pjesa e alkoolit nuk është totalisht e ndaluar.

Advertisement

Janë krijuar fan zone ku alkooli konsumohet. Mendoj se edhe pa alkool njerëzit janë shumë të zhurmshëm në stadiume dhe ka atmosferë, nuk ka sherre. Festat nuk janë fare me orar. Festat nisin që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë deri në orën 4-5 të ditës tjetër. Janë 3 qendra ku po performojnë muzikantë dhe DJ-të më të famshëm dhe ato qëndrojnë hapur gjatë gjithë kohës”, tregon Amerilda Dyrma.

Më tej, ajo tregon se gjatë këtyre ditëve është takuar edhe me shumë shqiptarë të tjerë, të cilët kanë shkuar në Katar nga vende të ndryshme të botës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit