minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Një tjetër restaurim “horror” në Spanjë, shpërfytyrohet statuja femërore

0
Një tjetër restaurim “horror” në Spanjë, shpërfytyrohet statuja femërore

Spanja është një nga vendet më të pasura me trashëgimi kulturore në Europë, dhe vit për vit një pjesë e tyre restaurohet mjeshtërisht. Por si paradoks, janë ato punë që kanë dështuar në mënyrë spektakolare që kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik, dhe kanë arritur jehonë ndërkombëtare.

Ngjarja e fundit ka ndodhur në qytetin e Palencias, në veri të Spanjës, ku një artist lokal u fiksua mbi një detaj që prej një dekade i kishte shpëtuar personave që çdo ditë kalonin poshtë një pallati të fillimeve të shekullit të kaluar. Një statujë pjesë e një basorelievi dekorativ, që në krijimin e saj përfaqësonte një vajzë, kishte pamje të shpërfytyruar, të shndërruar në një figurë pothuajse monstruoze.

Restaurimi, që duket si një detyrë shtëpie i një nxënësi dështak, kujton një tjetër “kryevepër-horror” e menduar sërish në Spanjë.

Bëhet fjalë për restaurimin tashmë të njohur në Borja, ku figura e një Krishti të vitit 1930 që gjendej në kishën e qytezës pësoi një transformim aq katastrofik saqë e ngjasoi më shumë me një majmun se më një njeri. Vepra e restauratorit ishte aq e shëmtuar saqë u shndërrua në një atraksion grotesk të qytezës deri diku anonime pranë Saragocës.  

Advertisement

Nga momenti që emri i artistit në Palencia ende nuk dihet, nuk janë të pakët ato që ëndërrojnë një dorë të përbashkët në dy restaurimet, një “Picasso” vërtet i diskutueshëm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit