minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Një top futbolli me këmbë”, kapet bretkosa gjigante në Australi

0
“Një top futbolli me këmbë”, kapet bretkosa gjigante në Australi

Një bretkosë gjigante, aq e madhe sa u mendua fillimisht se ishte e rreme, u gjet në pyllin tropikal në veri të Australisë. Bretkosa e pagëzuar “Toadzilla”, sipas përbindëshit të filmave, Godzilla, është gjashtë herë më e madhe se një bretkosë normale dhe peshon rreth 2,7 kilogramë, një vlerë rekord.

Bretkosat u futën për herë të parë në Australi në vitin 1935 dhe janë shndërruar në kafshët më shkatërrimtare për produktet bujqësore në vend. Në total, në Australi mendohet se janë rreth 2 miliardë individë.

Kur rojtarja e parkut, Kylee Gray, e pikasi për herë të parë amfibin gjigant, nuk u besoi syve. “Nuk kisha parë kurrë një bretkosë kaq të madhe. Dukej si një top futbolli me këmbë”, tha ajo për televizionin publik australian.

Bretkosa, që mendohet se është femër, u dërgua në bazë për t’u ruajtur dhe studiuar. Sipas Gray-t, ajo ka arritur atë peshë për shkak të dietës së pasur me insekte. Rekordi në fuqi për bretkosën me peshën më të madhe është vendosur në vitin 1991, kur individi i gjetur në Suedi peshonte 2,65 kilogramë. “Një bretk i këtyre përmasave ha çdo gjë që i fluturon përpara”, tha Gray.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit