minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Njihuni me “Dashurinë”, patinatoren ruse 80-vjeçare

0
Njihuni me “Dashurinë”, patinatoren ruse 80-vjeçare

Një gjyshe ruse, e cila jeton e vetme buzë liqenit Bajkal në Siberi, e ka ruajtur për dekada me radhë pasionin e saj për patinazhin, edhe pse është thuajse 80 vjeç.

Lyubov Morekhodova, emri i të cilës në rusisht do të thotë “Dashuri”, i përdor çdo ditë patinat, të cilat kanë pak a shumë moshën e saj. Ato ia ka dhuruar babai, Nikolai Morekhodov, kur ishte vetëm një fëmijë.

“I përdor për shumë gjëra patinat, për punë dhe argëtim. Me to kujdesem edhe për lopët”, thotë Morekhodova.

Familja e saj ka jetuar gjithmonë buzë liqenit, që është më i madhi në botë me ujë të ëmbël. Kur ishte fëmijë ajo shkonte në shkollë me patina, ndërsa sot i përdor ende. Gjithë jetën ajo ka punuar në një fabrikë të prodhimit të makinerive të rënda. Edhe tani ajo vijon të bëjë një jetë të thjeshtë, bashkë me lopët, pulat dhe qentë e saj.

Advertisement

“E dua jetën, natyrën dhe njerëzit”, thotë Morekhodova, teksa tregon aftësitë e saj si patinatore mbi ujin e ngrirë të Bajkalit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit