minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk është Kina, por Baba Vanga aleatja e fundit e Putin: Rikthehet Bashkimi Sovjetik, Putin lider i Botës

0
Nuk është Kina, por Baba Vanga aleatja e fundit e Putin: Rikthehet Bashkimi Sovjetik, Putin lider i Botës

Vladimir Putin mund të ketë probleme serioze me operacionin ushtarak në Ukrainë, me mijëra ushtarë të vdekur në vetëm një muaj dhe pa një perspektivë fitoreje, por ka gjetur një aleate të fuqishme. Nuk është Kina, por Baba Vanga.

Parashikuesja e verbër,  e njohur prej dekadash në të gjithë Europën Lindore, ka ndërruar jetë në vitin 1996, por vegimet e saj vijojnë të bindin qindra mijëra ndjekës, tashmë kudo në botë.

Interpretimi i fundit i këtyre vegimeve ka të bëjë pikërisht me presidentin rus. Sipas mbështetësve të saj, Baba Vanga në 1993, deklaroi se Bashkimi Sovjetik, që sapo ishte shpërbërë pas rënies së Murit të Berlinit, do të rikthehej në çerekun e parë të shekullit të 21-të, dhe që udhëheqësi i saj do të mbante rolin e liderit të botës, edhe pse do te ketë një tentativë që ta vrasin në Kremlin.

Por Putin nuk mund të jetë shumë optimist ndaj parashikimeve të gruas së lindur në Strumicë të Maqedonisë në vitin 1911, që quhej Vangeliya Pandeva Gushterova.

Advertisement
Baba Vanga ishte shume e njohur gjatë periudhës komuniste në Bullgari dhe në Bashkimin Sovjetik

Janë të shumtë ata që kanë studiuar seriozisht parashikimet e gruas me origjinë bullgare, por disa prej parashikimeve të saj që e kanë bërë të njohur, veçanërisht parashikimi mbi 11 shtatorin, aksidentin e nëndetëses Kursk dhe vdekjen e Lady Dianës, thuhet se nuk janë bërë kurrë nga ajo, dhe janë lajme të mëpasshme.

Madje të shumta, janë vegimet që nuk u realizuan, si ajo për Luftën e Tretë Botërore, që do të fillonte në vitin 2010 deri në 2014, si dhe shkatërrimin e vetë kontinentit europian brenda vitit 2016. Baba Vanga merrej edhe me futboll, duke parashikuar një finale mes dy ekipeve me germën “B” në Botërorin e 1994 në SHBA, parashikim në fakt i munguar për pak, nga momenti që finalistja Brazil nuk priti Bullgarinë, por Italinë, që në minutën e fundit e kishte mundur në gjysmëfinale.  


Screenshot 1 30

Advertisement

Parashikimet e tmerrshme të Baba Vanga për vitin 2020

Por fama e Baba Vangës mund të shpjegohet edhe në mënyrë shumë më racionale. Thuhet se duke filluar nga lideri sovjetik Brezhniev, parashikimet e saj ishin tejet të dëgjuara në Kremlin, me vizita të shpeshta të tyre në fshatin ku banonte, dhe të zyrtarëve të KGB-së. Me shumë mundësi ka qenë propaganda ruse që ndër vite ka shfrytëzuar bullgaren për të përhapur në formë vegimesh mesazhin e tyre. Nuk do të ishte çudi që edhe në këtë rast, emri i saj të jete vënë në shërbim të ambicieve ruse.  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit